WWW.GORRE.TK
I NDERUAR VIZITOR, JU NUK JENI REGJISTRUAR OSE NUK KENI HYRE NE FORUM.

JU LUTEMI, IDENTIFIKUHUNI OSE REGJISTROHUNI.

FALEMINDERIT, PER VIZITEN.

UROJME TJA KALONI SA ME MIRE.

ADMINISTRATORI
WWW.GORRE.TK

Admin: Ermal Gjermeni

Logged as Anonymous. Hera e fundit që vizituat

You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Besueshmeria e Bibles prej Mon Oct 26, 2009 11:24 am

Admin


ADMINISTRATOR
ADMINISTRATOR
Besueshmeria e Bibles

A mund të besohet Bibla?

A
është fjala e Perëndisë? Shumë njerëz e vënë në dyshim vërtetësinë e
Biblës. Në këtë artikull do të trajtojmë disa pyetje që i lindin shpesh
njeriut dhe që janë të rëndësishme, sepse tregojnë kredibilitetin e
Biblës në ditët tona.



  1. A ka arritur e saktë deri në ditët tona?
  2. A kanë thënë të vërtetën ata që e kanë shkruar?
  3. A ka fakte arkeologjike dhe historike jashtë Biblës që e mbështesin atë?
1. A ka arritur Bibla e saktë deri në ditët tona? Cilat janë provat që tregojnë se një dokument i vjetër nuk ka ndryshuar?

Për
të vlerësuar besueshmërinë e dorëshkrimit të një vepre letrare apo
historike të lashtësisë, historianët kanë parasysh dy gjëra: 1) numrin
e kopjeve të veprës dhe 2) largësinë kohore midis kohës së dorëshkrimit
origjinal dhe dorëshkrimit më të vjetër të gjetur. P.sh., “Historia” e
Tukididit (460-400 para Krishtit) ka arritur vetëm në tetë dorëshkrime
që datojnë rreth vitit 900 pas Krishtit, pra, rreth 1300 vjet pasi
është shkruar vepra. Aristoteli e ka shkruar “Poetikën” rreth vitit 343
para Krishtit, ndërsa kopja më e hershme që kemi daton në vitin 1100
pas Krishtit, rreth 1400 vjet më vonë, dhe është vetëm në pesë kopje.
Cezari e ka shkruar historinë e luftrave në Gali në mes të viteve 58
dhe 50 para Krishtit, ndërsa besueshmëria e dorëshkrimeve mbetet në
dhjetë kopje, të cilat datojnë 1000 vjet pas vdekjes së tij.

Kur
vihet në dyshim besueshmëria e dorëshkrimeve të Dhiatës se Re, bollëku
i materialit që kemi pothuaj i turpëron dokumentet e lartpërmendura.
Pas zbulimit të dorëshkrimit të hershëm të shkruar në papirus, i cili
lidh kohën e Krishtit dhe shek. II, doli në dritë dhe një shumicë
dorëshkrimesh të tjera. Sot ekzistojnë mbi 20,000 kopje dorëshkrimesh
të Dhiatës së Re. Sa për krahasim, dorëshkrimi që vjen i dyti pas
Biblës është ai i Iliadës me 643 dorëshkrime.

Tani
për sa i përket Dhiatës së Vjetër. Në vitin 1949, pranë Detit të
Vdekur, ca barinj zbuluan disa shpella. Në to kishte qypa të mëdhenj
prej balte me pergamenë brenda. Këta pergamenë ishin dorëshkrime të
vjetra të librave të Dhiatës së Vjetër. Historianët mendojnë se këta
pergamenë i takojnë një kohe rreth 100 vjet para Krishtit. Këto ishin
qindra kopje të Dhiatës së Vjetër, të cilat ishin fshehur në këto
shpella nga një grup skribësh izraelitë (skribët kanë qenë studiues dhe
mësues të Biblës). Këto dorëshkrime morën emrin “Pergamenët e Detit të
Vdekur”. Kur u krahasuan me Dhiatën e Vjetër që kemi në ditët tona, u
pa që ndryshimet ishin minimale dhe nuk kishte ndryshime fjalësh që do
të prishnin apo ndryshonin kuptimin e fjalive.

Duke
pasur parasysh numrin e madh të dorëshkrimeve dhe vjetërsinë e tyre,
mund të themi se Bibla është dokumenti më i besueshëm i lashtësisë dhe
ka ardhur në ditët tona e pandryshuar, ashtu siç e kanë shkruar
profetët.

Tani që e dimë se Bibla na ka ardhur e pandryshuar, duhet të bëjmë një tjetër pyetje themelore:

2. A kanë thënë të vërtetën ata që kanë shkruar Biblën?

Dëshmia
e apostujve, të cilët shkruan Dhiatën e Re është e besueshme, sepse ata
ishin vetë dëshmitarë okularë të gjërave që bëri dhe tha Jezusi.
Gjithashtu, prej atyre dymbëdhjetë njerëzve, njëmbëdhjetë vdiqën si
martirë, duke predikuar ringjalljen e Krishtit dhe se Ai ishte Biri i
Perëndisë. Për këtë shkak ata u torturuan, u rrahën me kamzhik dhe më
në fund vdiqën në mënyrat më barbare:


  1. Pjetri – i kryqëzuar
  2. Andrea - i kryqëzuar
  3. Mateu – i vrarë me shpatë
  4. Gjoni – me vdekje natyrore
  5. Jakobi, i biri i Alfeut - i kryqëzuar
  6. Filipi - i kryqëzuar
  7. Simoni - i kryqëzuar
  8. Tadeu – i vrarë me shigjetë
  9. Jakobi, vëllai i Jezuit – i vrarë me gurë
  10. Thomai – i goditur me heshtë
  11. Bartolomeu - i kryqëzuar
  12. Jakobi, i biri i Zebedeut – i vrarë me shpatë
Po
qe se nuk do të kishin qenë 100% të sigurt për ato që kishin parë, për
kryqëzimin dhe për ringjalljen e Jezu Krishtit, ata nuk do të dilnin
nëpër botë për t’u treguar njerëzve këto gjëra. Ata ishin gati dhe e
dhanë jetën e tyre për dëshminë që tregonin. Dhe më e rëndësishmja
është se ata nuk e dhanë jetën për një ideal, për një diçka që do të
ndodhte në të ardhmen, sikurse mund të bëjnë shumë vetë, por për një
fakt, për një ngjarje që kishte ndodhur në jetën e tyre. Askush nuk do
ta jepte jetën për një gjë që e di se është gënjeshtër. Mënyra se si
vdiqën është vula e përgjakur e sinqeritetit të dëshmisë së tyre.

Por çfarë thonë burimet e tjera në lidhje me atë që pohon Bibla?

3. A ka fakte arkeologjike dhe historike jashtë Biblës që e mbështesin atë?

Zoti
Uilliam Remzi konsiderohet si njëri ndër arkeologët më të mëdhenj që ka
jetuar ndonjëherë. Ai besonte se libri “Veprat e Apostujve” është
shkruar në mesin e shek. II pas Krishtit e jo në shek. I, siç tregon
vetë libri. Pasi studioi kritikën moderne për këtë libër, u bind se kjo
vepër nuk ishte një raport bindës për faktet e asaj kohe (viti 50 pas
Krishtit) dhe, për këtë shkak, nuk meritonte të konsiderohej si vepër
historike. Kështu, pra, në hulumtimin e tij për Azinë e Vogël, Remzi
nuk i kushtoi kujdesin e duhur Dhiatës së Re. Megjithatë, ky hulumtim e
detyroi të shqyrtojë shkrimet e Lukës. Pasi i shqyrtoi me hollësi
detajet historike dhe qëndrimin e tij ndaj librit “Veprat e Apostujve”,
filloi të ndryshonte. Ai qe i detyruar të arrinte në përfundimin se
Luka është historian i klasit të parë.… “Ky autor duhet të radhitet me
historianët më të mëdhenj” – tha ai. Për shkak të përpikmërisë në çdo
hollësi, sado e vogël, Remzi pranon përfundimisht se “Veprat e
Apostujve” nuk mund të jetë shkruar në shek. II, por është shkruar në
mesin e shek. I.

Përmendja e
ekzekutimit të Jezusit në “Analet” e historianit romak Tacitit (XV,
44), shkruar rreth vitit 110 pas Krishtit, ia vlen të shënohet. Në
informacionin?? rreth persekutimit të të krishterëve në kohën e
perandorit Neron, persekutim që filloi pas djegies së Romës (në vitin
64 pas Krishtit), thuhet se Perandori, për të larguar dyshimet nga
vetja, ua hodhi fajin të ashtuquajturve të krishterë, të cilët
urreheshin në popull. Në shpjegimin që jep Taciti thotë: “Emri ka
rrjedhur nga Krishti, të cilin e kishte ekzekutuar prokurori Ponc Pilat
në mbretërimin e Tiberit.” Bestytnia shumë e dëmshme përkohësisht e
mbajtur fshehur të cilën Jezui e kishte ngritur në Jude dhe shumë
shpejt u përhap deri në Romë. Taciti nuk flet për Jezus, por për
Krishtin (që do të thotë “Mesia”, por që ndër të krishterët jashtë
Palestinës është përdorur si emër për Jezusin). Pasazhi sjell prova për
një fund të turpshëm (kryqëzimin) të Jezusit si themeluesi i një
lëvizjeje fetare dhe na tregon opinionin shoqëror për këtë lëvizje në
Romë. Një kërkesë e guvernatorit të Azisë së Vogël, Plini I Riu, në
letrën e tij dërguar perandorit Trajan (v.46 pas Krishtit) rreth
mënyrës se si duhet të veprojë në lidhje me të krishterët (Letra 10,
f.96) vjen nga e njëjta periudhë. Të krishterët përshkruhen përsëri si
ndjekës të një bestytnie të vërtetë, të cilët i këndojnë himne Krishtit
“si një perëndie”. Nuk thuhet asgjë për jetën e tij në tokë dhe
informacioni faktik në letër pa dyshim që buron nga të krishterët.

Jozefi,
historiani çifut i oborrit të Dominicianit, ka gdhendur historinë e
popullit të tij dhe ngjarjet e luftës çifuto-romake (66-70),vetëm
rastësisht përmend vrasjen me gurë në vitin 62 pas të “Jakobi ,
vëllai i Jezusit, i ashtuquajturi Krisht…”( )Ai më qëllim ë përdor
emrin Jezus të parin (sepse si çifut ai e di që Krisht përkthehet
Mesia, por ai e shton emrin e dutë që ishte i njohur në Romë megjithëse
pak me nënvlerësim të shoqëruar me shprehjen “i ashtuquajturi Krisht”.
(Marrë nga Enciklopedia Britanike; artikulli Jezus, nënartikulli
Burimet jo të krishtera.)

Bibla ka
ardhur deri në ditët tona e sigurt dhe e pandryshuar. Dëshmia e
apostujve, e jetës dhe e vdekjes së tyre, dëshmia e dorëshkrimeve të
vjetra, dëshmia e historisë dhe e arkeologjisë tregojnë se ne mund t’i
besojmë Biblës. Siç shohim dhe nga faktet e mësipërme Zoti e ka ruajtur
Fjalën e Tij që të mos ndryshohet, që ne të mund ta njohim Atë. Jezusi
thotë: “Qielli dhe toka do të kalojnë por fjalët e mia nuk do të
kalojnë” (Mateu 24:35). Zoti nuk do të lejojë që Fjala e Tij të
shtrembërohet. Mesazhi i Tij i drejtësisë, i dashurisë dhe i faljes
nëpërmjet vdekjes së Jezu Krishtit në kryq përcillet brez pas brezi, që
njerëzit të njohin gjykimin që po vjen dhe shpëtimin për ata që
strehohen në sakrificën e Jezu Krishtit.

Sqarim: Çfarë është Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re?

Shpeshherë
ka një ngatërresë me termat “Dhiata e Re” dhe “Dhiata e Vjetër”.
Nganjëherë njerëzit mendojnë se bëhet fjalë për Biblën e re dhe të
vjetër, d.m.th. se ka qenë një Bibël dhe më vonë njerëzit kanë shkruar
një të re, e kanë “rinovuar” të vjetrën?!! Në fakt nuk ekziston një
Bibël e vjetër dhe një e re. Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re janë dy
pjesët e Biblës. Librat e profetëve që kanë jetuar para Jezu Krishtit,
si Moisiu, Davidi etj. futen në Dhiatën e Vjetër, ndërsa librat e
profetëve që kanë qenë bashkë me Jezu Krishtin ose, siç quhen ndryshe,
apostujt, si Gjoni, Mateu, Pjetri, etj. grupohen në Dhjatën e Re. Të
dyja bashkë, Dhiata e Re dhe Dhiata e Vjetër përbëjnë Biblën. Fjala
“dhiatë” vjen nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “besëlidhje”. Me
anë të vdekjes së Krishtit në kryq, Zoti bëri një besëlidhje të re me
njerëzit.


_________________
>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Life's Fragile.
Handle With Prayer

>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Shiko profilin e anëtarit http://www.gorre.tk

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi