1
I besoj Jezusit, por si mund ta di që jam i shpëtuar? prej Mon Dec 15, 2008 3:46 pm
I besoj Jezusit, por si mund ta di që jam i shpëtuar?
Kur
ju pranoni Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tuaj diçka madhështore ndodh.
Ju shpëtoheni! Ju kaloni nga pushteti i errësirës në mbretërinë e Birit
të Perëndisë. Ju s'jeni më fëmijë i Satanit, por bëheni pjesë e
familjes së Perëndisë. Vetë Perëndia bëhet Ati juaj dhe ju fëmija i
Tij. A s'është kjo e mrekullueshme?
Por a jeni i sigurt që jeni
i shpëtuar nga mëkati dhe gjykimi? Sa e vërtetë është kjo për ju? Si
mund ta dini pa dyshuar që jeni fëmijë i Atit qiellor?
Babai
juaj qiellor e kupton që ju keni nevojë për siguri. Ai do që ju ta dini
të vërtetën dhe ta besoni pa dyshuar. Prandaj, në dashurinë e Tij, Ai i
jep sigurinë e shpëtimit zemrës tuaj përmes këtyre tri mënyrave:
1. Fjala e shkruar e Zotit e vërteton.
Nëse
ke pranuar Jezusin si Zotin tënd personal, atëherë Shkrimi i Shenjtë të
siguron që jeta e përjetshme është trashëgimia jote! Fjala e Shkruar e
Perëndisë është autoriteti më i lartë që na tregon cili ështe vullneti
i Zotit dhe rrjedhimisht çfarë ne duhet të besojmë. Vetë Jezusi i tha
Atit: "Fjala jote është e vërteta!" (Gj 17:17). Atëherë ky është lajm i
mirë, sepse është vetë Fjala e Zotit që na thotë "Ai, që ka Birin, ka
jetën".
"Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e Tij. Ai, që ka Birin, ka jetën." (1 Gjonit 5:11-12)
"sepse,
po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën
tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh."
(Romakëve 10:9)
"Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e
tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të
ketë jetë të përjetshme." (Gjoni 3:16)
Ne dimë se jemi shpëtuar,
sepse e kemi pranuar dhe pohuar Jezus Krishtin si Zotin tonë. Ne
mjafton të sigurohemi që kemi vendosur besimin në Birin e Perëndisë dhe
që Jezusi është në zemrën tonë, sepse besimi është dera e hapur që
dhurata e shpëtimit të hyjë në jetën tonë. Kushdo që beson në Jezusin
është i shpëtuar. Vetë Perëndia ta jep sigurinë dhe ta vërteton që ti
ta dish mirë që je i shpëtuar. Kjo është diçka që Perëndia ynë e bën
për ne.
A banon Jezusi në ty? Nëse po, atëherë sipas Biblës, ti ke jetën e përjetshme dhe je i shpëtuar!
2. Fryma e Shenjtë dëshmon brenda nesh.
Ati
ynë qiellor është një Baba i mrekullueshëm. Ai nuk të lë në errësirë,
por të nxjerr në dritë sepse do që ti ta dish cila është e vërteta.
Kur
Jezusi ishte me dishepujt, Ai ishte mësuesi i tyre, ndihma, ngushëllimi
dhe forca e tyre. Prania dhe fjalët e Jezusit ishin siguria e tyre.
Por
Jezusi nuk do të rrinte gjithmonë me ta. Para kryqëzimit, Ai u tha
dishepujve, që do të largohej, por nuk do t'i linte vetëm. Ai do t'u
dërgonte Dikë tjetër, që do të ishte njëlloj si Jezusi për ta, sepse do
të vazhdonte të bënte të njëjtat gjëra që edhe Jezusi bënte për
dishepujt. Ky ishte Fryma e Shenjtë. Kur Fryma erdhi bëri të njëjtat
gjëra për dishepujt që dhe Jezusi bënte. Fryma i ngushëlloi dishepujt,
i udhëhoqi në çdo të vërtetë, u mësoi çdo gjë, u kujtoi gjërat që
Jezusi kishte thënë. Ndryshe nga Jezusi, Fryma e Shenjtë jo vetëm që
qëndroi gjithmonë me dishepujt, por Ai banoi dhe jetoi brenda tyre.
Kjo
po ndodh edhe sot në mbarë botën brenda çdo besimtari të rilindur. Kur
Jezusi ishte me dishepujt ai u jepte sigurinë që Perëndia ishte me ta.
Kurse tani është shërbesa e Frymës së Shenjtë që të na vërtetojë dhe të
na japë sigurinë që Perëndia është Babai ynë dhe ne jemi fëmijë të Tij.
Lavdi Perëndisë për Frymën e Tij!
Ai, që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete (1 Gjonit 5:10)
Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë (Romakëve 8:16)
Kur
vjen Fryma e Perëndisë në jetën tënde? Ai vjen të banojë brenda teje
ditën kur ti pranon Jezusin si Shpëtimtar. Njëra nga shumë gjërat që Ai
bën është që të dëshmojë dhe të të japë sigurinë e brendshme që ti ta
dish qartë dhe të mos kesh dyshime në zemrën tënde që tashmë je fëmijë
i Perëndisë.
3. Sepse i duam vëllezërit.
Eshtë
e natyrshme për një besimtar të rilindur t'i dojë vëllezërit. Për shkak
se ne jemi bërë krijesa të reja, tashmë kemi një natyrë të re. Ne jemi
fëmijë të Perëndisë që i ngjajmë Atit tonë qiellor. Ne kemi natyrën e
Tij dhe dëshirat e Tij në zemrën tonë të rilindur. A nuk thotë Romakëve
5: 5 që "dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të
Frymës së Shenjtë që na është dhënë"? Halleluja! Lavdi Zotit tonë që na
bëri si Vetja! Tani ne i ngjajmë Atij. Ai na mbushi me Veten e Tij që
ne të jetojmë si Ai. Na dha të njëjtën dashuri që Ai ka në zemrën e
Tij, që të veprojë në zemrën tonë duke dashur përmes nesh. Tani që ne
kemi të njëjtën dashuri në zemrën tonë ne mund të ecim si Ai, të duam
si Ai, të japim si Ai, të sakrifikojmë si Ai. Sepse s'jemi më "ne" që
jetojmë, por Krishti në ne!
Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit. (1 Gjonit 3:14)
Nëse
dikush nuk i do vëllezërit dhe motrat thellësisht në zemrën e tij, por
është i mbushur vazhdimisht me urrejtje dhe nuk i vjen aspak keq për
këtë, është për t'u dyshuar fakti nëse ai është vërtet i shpëtuar apo
jo. Ai duhet të rishohë për kë po jeton dhe me cfarë është i mbushur!
Por
për një fëmijë të rilindur të Perëndisë është ndryshe; madje edhe kur
mendja jonë mendon mendime zemërimi apo urrejtje, dashuria e Perëndisë
në zemrat tona vlon shumë më fort dhe triumfon. Por, a është e mundur
që një i krishterë të ketë mendime urrejtje dhe zemërimi në mendje, por
dashuri dhe mirëdashje në zemër? Po, patjetër. Sepse rilindja ka
ndodhur në zemër, dhe jo në mendje. Ne vazhdojmë të kemi të njëjtën
mendje që kishim edhe para shpëtimit, por ajo duhet të ripërtërihet me
Fjalën e Perëndisë. Fryma e Shenjtë banon në zemrën tonë dhe jo në
mendjen tonë. Ne e përdorim mendjen tonë, por nuk udhëhiqemi nga ajo.
Patjetër që ne si të krishterë udhëhiqemi nga zemra jonë, dhe jo nga
mendja. Ne dëgjojmë Frymën e Shenjtë brenda nesh. Ne drejtohemi nga
dashuria e Perëndisë që ka ardhur e plotë brenda nesh. Ndaj duam. Ndaj
japim. Ndaj ndihmojmë.
Gjoni na thotë që dashuria që kemi për
vëllezërit, është prova e nevojshme që na vërteton që tashmë kemi
kaluar nga vdekja në jetë. A s'prodhon kjo gëzim dhe paqe në zemrën
tonë? Sepse Mbretëria e Perëndisë në të të cilën ne jetojmë është
drejtësia, gëzimi dhe paqja në Frymën e Shenjtë!
Dhe është pikërisht "sepse i duam vëllezërit" që "ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë".
Vini re dhe një herë vargun:

a)
Në këtë varg nuk shkruhet që "ne mendojmë se" apo "neve na kanë thënë",
por që "ne e dimë". Kjo është siguri. Pra, ne E DIME me siguri që kemi
kaluar nga vdekja në jetë.
b) Gjithashtu, Gjoni nuk thotë që
ne "mund të kalojmë nga vdekja në jetë" apo "kemi mundësi" të kalojmë
nga vdekja në jetë. Ai thotë thjesht, saktë dhe qartë që "ne e dimë se
kemi kaluar nga vdekja në jetë". Pra flitet për një shpëtim të sigurt,
për një kalim një herë e mirë nga vdekja frymërore në jetën e Perëndisë.
c)
Dhe e treta; vini re kohën kur ndodh kalimi nga vdekja në jetë? A po
flet Gjoni për të ardhmen? A po thotë që në një moment të caktuar në të
ardhmen do të kalojmë nga vdekja në jetë. Jo! Gjoni sqaron që kalimi
nga vdekja në jetë është diçka e të shkuarës. Eshtë dicka që tashmë ka
ndodhur. Sepse ai thotë që tashmë ne "kemi kaluar nga vdekja në jetë".
Pra, tashmë është një fakt. Tashmë ka ndodhur që ne kemi kaluar nga
vdekja në jetë. Kur? Ditën që pranuam Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin
tonë. Halleluja!
Amen!

_________________
>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Life's Fragile.
Handle With Prayer
>>>>>>>>>>>>>>>>>>