1
Një lutje që Perëndia ka dëshirë ti përgjigjet prej Mon Oct 26, 2009 11:47 am

“Zot, më përdor më shumë!”
Cili besimtar I krishterë nuk do kishte dëshirë që në fund të jetës
së tij të kuptonte që jeta e tij është përdorur plotësisht nga Perëndia?
Por kujdes si luteni, miqtë e mi. Po, është një lutje e
mrekullueshme sepse tregon që zemra juaj rrah për lavdinë e Perëndisë.
Por mund të jetë gjithashtu lutje e rrezikshme – për të na përdorur më
shumë, Perëndia nuk na bën më të fortë, na bën më të dobët.
“Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të
urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të
turpëruar të fortët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat jo fisnike të
botës dhe gjërat e përçmuara, edhe gjërat që nuk janë, për të asgjësuar
ato që janë, që asnjë mish të mos mburret përpara tij…sikurse është
shkruar: Ai që mburret, le të mburret në Zotin” (1 Korintasve 1:27-28).
Perëndia nuk i përdor të fortët. Ai i përdor të dobëtit dhe të
përçmuarit. Kjo e forcon lutjen “Zot, më përdor më shumë”. Ai do që ne
të varemi nga Ai, jo talentet tona, forcat apo përvojat tona.
A keni menduar ndonjëherë që kur Moisiu po mendonte që ishte i
përdorshëm (Eksodi 2:11-15) ai nuk ishte. Dhe kur ai mendoi se nuk
ishte i përdorshëm, ai ishte. 40 vite më vonë, Perëndia vendosi ta
përdorte atë.
Kur Ai e thirri Moisiun, ky nuk i ofroi gjë tjetër përveq
justifikimeve: Unë jam askushi (Eksodi 3:11), s’kam autoritet (Eksodi
3:13), nuk kam aftësi të të folurit (Eks. 4:10) etj.
Ja disa gjëra që ia vlejnë të dihen:
- Që të jesh më i përdorshëm nga Perëndia, duhet të bëhemi më të varur nga Ai, dhe kjo do të shkaktojë dhimbje në fillim.
- Për ta njohur Atë më mirë ia vlen dhimbja.
- Ai ka caktuar një kohë kur do të përmbushë diqka. Dhe ka gjasa që koha e Tij të mos jetë e njejtë me atë që ne kemi paraparë.
- “Pa besim është e pamundur të kënaqësh Zotin” është një nga vargjet më të frikëshme në Bibël.
- Dera e të qënit të përdorur nga Ai është e hapur për të gjithë.
Nëse kriteri që kërkohet është dobësia, ne të gjithë jemi të
kualifikuar.
A jeni gati për një aventurë? Kërkoni Zotit t’ju përdorë më shumë.
marrë nga www.crosswalk.com
_________________
>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Life's Fragile.
Handle With Prayer
>>>>>>>>>>>>>>>>>>








