WWW.GORRE.TK
I NDERUAR VIZITOR, JU NUK JENI REGJISTRUAR OSE NUK KENI HYRE NE FORUM.

JU LUTEMI, IDENTIFIKUHUNI OSE REGJISTROHUNI.

FALEMINDERIT, PER VIZITEN.

UROJME TJA KALONI SA ME MIRE.

ADMINISTRATORI
WWW.GORRE.TK

Admin: Ermal Gjermeni

Logged as Anonymous. Hera e fundit që vizituat

You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Të gjesh Zotin prej Mon Oct 26, 2009 11:44 am

Admin


ADMINISTRATOR
ADMINISTRATOR


<<<>>>>
Nëse ke vullnet ta kërkosh atëherë po, do ta gjesh Zotin. Ne besojmë
se ne mund të të ndihmojmë që ta kërkosh. Lexoni artikullin më poshtë,
medito në atë se çfarë lexon dhe hape mendjen. Të gjesh Zotin nuk është
vështirë. Mbaje në mend - ti nuk je i vetmi.
Si të kërkosh Zotin?
Si fillon ta kërkosh Zotin? Fillo duke e kuptuar që është normale
për të gjithë ne që të pyesim cili është kuptimi i jetës. A nuk ke
menduar edhe ti vetë pse je këtu? Cili është qëllimi i jetës? Apo nuk
ka qëllim, e gjitha kjo vetëm ndodhi?
Ku ta kërkosh Zotin?
Ku saktësisht mund ta gjesh Zotin? Kjo është një pyetje me vend që
ti mund ta bësh. A është Zoti në kishë? Apo mos është në majën e një
mali? Apo diku lart nëpër qiell?
Nëse ti e pranon që Zoti është i gjithanshëm atëherë Zoti është kudo.
Nëse je duke e kërkuar vërtet atëherë do ta gjesh.Kjo është kështu
sepse Zoti iu përgjigjet të gjithë atyre që e kërkojnë.
Pse?
Pse une duhet të brengosem duke e kërkuar Zotin? Siq thonë: “Ka tre persona që i dua më shumë: mua,veten, dhe unë!”
Jo të gjithë duhen të jenë maniak, por ne të gjithë vuajmë nga
dashuria e madhe për veten dhe, e pranojmë apo jo, ne shumë herë
sillemi sikur të ishim qendra e universit.
Disa nga ne jemi shumë të mirë për ti drejtuar të tjerët në fusha të
ndryshme, por fatkeqësisht kjo është një fund me vdekje. Është thjeshtë
një gjë e pamundur që të bëjmë botën të sillet rreth nesh.
Njerëzit do fillojnë të na refuzojnë dhe anashkalojnë. Edhepse shumë
njerëz bëjne gjithçka munden për të arritur këtë qëllim, kjo nuk është
ajo që më kanë mësuar mua! Ndoshta as juve?
Qysh në vegjëli na kanë mësuar që ne duhet të jemi pjesmarrës, të
punojmë sa më shumë që mundemi. Problemet vijnë kur ne duam dhe
mundohemi të bëjmë diçka por vetëm nga karriga e udhëheqsit.
Ti s’duhesh të shikosh shumë larg për të parë se sa rrëmujë ne bëjmë
në jetët tona dhe në botë kur mundohemi ti bëjmë gjërat me forcën
tonë. Në të vërtet është vetëm një që e ka të gjithë forcën.
Të kesh dashuri për Zotin, ky është një hap shumë i madh. Oh çfarë
çlirimi është kur ne vendosim të duam Zotin dhe jo veten. Është sikur
të heqësh një barrë të madhe nga krahët e tu.
Hiqu nga vetja yte.
Apostulli Pal e kuptoi rëndësinë e heqjes dorë nga vetja për tu
shërbyer të tjerëve. Në njërën nga letrat e tij ai shkruajti, “Mos bëni
asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta
çmojë tjetrin më shumë se vetveten. Mos mendojë secili për interesin e
vet, por edhe atë të të tjerëve.”(Filipianëve 2:3-4)
Të heqësh dorë nga vetja yte dhe të kthehesh nga Zoti mund të jetë e
frikshme. Ende do të ketë probleme në jetën tënde. Nganjëherë mund të
duket si barrë akoma më e madhe për një kohë. Ti mund të hasësh në
sprova shumë të mëdha.
Ti duhet të kesh besim, t’i besosh Zotit që të zgjidhë problemet tua
në mënyrën e Tij. Ne duam të inkurajojmë ty dhe të ta kujtojmë që ne
jemi njerëz që gabojmë, dështojmë dhe mëkatojmë. Megjithatë ne besojmë
se kur gjejmë Zotin kemi gjetur edhe jetën më të mirë që ta jetojmë. Ne
po zgjedhim të jetojmë zgjidhjen.
Ka një zgjidhje, dhe i ofrohet çdo njërit. A jeni gati që ta njihni Zotin?





_________________
>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Life's Fragile.
Handle With Prayer

>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Shiko profilin e anëtarit http://www.gorre.tk

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi